Zbuloni muzikantët më të paguar në botë gjatë 2018-s

Grupi irlandez i rrokut U2 ka kryesur listën e Forbes si muzikatët më të paguar të vitit 2018.
Kjo fal turneut të sukseshëm botëror Joshua Tree, ku festuan albumin e tyre të vitit 1987.
Turni ndihmoi grupin të mbledhë 118 milionë dollarë fitime nga 1 qershori 2017 deri në 1 qershor 2018.
Grupi britanik Coldplay përfundoi i dyti në listën e Forbes me 115.5 milionë dollarë, kryesisht nga turneu i tyre A Head Full Of Dreams.
Miliarda transmetime ndihmuan këngëtarin Ed Sheeran të përfundonte në vendin e tretë me 100 milionë dollarë.
Ndërsa këngëtarja femër më e paguar u shpall Katy Perry me 83 milionë dollarë.