Zbulohet vizatimi 44 000 vjeçar

PIktura e gjetur në murin e një shpelle në Indonezi mendohet se është 44,000 vjeçare. Piktura tregon një buall të gjuajtur nga krijesa pjesërisht njerëzore, që mbajnë shtiza dhe litarë.

Disa studiues mendojnë se skena mund të jetë tregimi më i vjetër i vizatuar në botë. Zbulimet u paraqitën në revistën Nature nga arkeologu Adam Brumm,nga Universiteti Griffith në Brisbane, Australi. Por vizatimi indonezian nuk është më i vjetri në botë pasi vitin e kaluar, shkencetarët pohuan se gjetën “vizatimin më të vjetër të njerëzimit” në një fragment shkëmbi në Afrikën e Jugut, qe mendohet se është 73,000 vjecar.

Vizatimet u gjetën në një shpelle të quajtur Leang Bulu’Sipong 4 në jug të Sulaëesi, në një ishull indonezian në lindje të Borneo. Vizatimi gati pesë metra i gjerë duket se tregon një lloj bualli të quajtur anoa, si dhe derra të egër që gjenden në Sulawesi.

Sidoqoftë, studiues të tjerë kanë dyshuar nëse ky vizatim përfaqëson një histori të vetme dhe mendojnë se mund të jetë një seri imazhesh të pikturuara në periudha më te gjata.Vizatimet Sulawesi mund të jene gjithashtu vizatime të kafshëve më të vjetra të gjetura ndonjëherë.