Zbulohet titulli i filmit të ri “James Bond”

Pas disa vonimesh dhe problemeve pas kuintave, duket se gjërat po ecin mbarë për “Bond 25”, kapitulli i ri i sagës së James Bond. Tani është zbuluar titulli i punës, i cili ndoshta do të bëhet zyrtar në fund të xhirimeve.

Titulli i filmit që i afrohet nisjes së xhirimeve është “Shatterhand”. Kjo fjalë nuk është e re për të pasionuarit e 007: në romanin “Jetohet vetëm dy herë” të Ian Fleming, doktori Shatterhand është një prej emrave të personazhit negativ Blofeld, i interpretuar nga Christoph Waltz në “Spectre”.