Zbulohet titulli i filmit “Rambo 5”

sylvester Stallone ka nisur xhirimet e kapitullit të pestë të filmave “Rambo”. Mësohet se ky projekt titullohet “Rambo 5: Last Blood”. Do të jetë ky filmi i fundit? Kujtojmë se Stallone luajti për herë të parë John Rambo në vitin 1982 në filmin “First Blood”.

Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge pasi vajza e tij u rrëmbye. Është ende e paqartë nëse vajza e tij do të jetë një nga të rrëmbyerat në historinë e re.