Zbulohet shkaku pse nuk flasin këngëtaret shqiptare

Prej kohësh qarkullojnë lajme se dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin me njëra-tjetrën. Por, si qëndron e vërteta? Në “Brit Awards” Dua mori dy çmime ndërsa Rita shkëlqeu me performancën e saj, por asnjëra nuk e uroi njëra-tjetrën.

Mësohet se përplasja mes dy këngëtareve ka nisur vite më parë, kur Dua i kishte kërkuar ndihme Ritës dhe motrës së saj menaxhere për ta pranuar në kompaninë që merrej me zhvillimin dhe promovimin e talenteve të reja, por diçka e tillë nuk ndodhi.