Zbulohet projekti më i ri i Ilda Bejlerit

Ndërsa rrjeti ziente nga thashethemet mbi jetën private dhe profesionale të bukuroshes Ilda Bejleri këtë verë, duket se ajo nuk ka humbur aspak kohë për tu marrë me to, përkundrazi, ishte shumë e fokusuar në objektivat e vetes së saj.
Ndërsa të gjithë po bëhen gati për një sezon të ri televiziv, Ilda e ka çuar objektivin diku tjetër, në botën e biznesit.
City Radio mëson se bëhet fjalë për një qendër estetike në Tiranë, kushtuar tërësisht bukurisë femërore.
Është bërë e udhës tashmë që të gjithë personazhet publikë ta shfrytëzojnë emrin e tyre edhe në botën e biznesit e me sa duket, as Ilda nuk i ka shpëtuar kësaj tendence.