Zbulohet pasuria e Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger i kalon ditët e tij duke bërë xhiro me motor përreth Venice Beach në Kaliforni dhe në palestrën e tij të dashur “Gold’s Gym”. Tani mësohet se ylli i filmave aksion zotëron një pasuri prej 400 milionë dollarësh. Dhe kjo nuk do të thotë se do të qëndrojë jashtë ekranit të madh përgjithmonë, pasi do të rikthehet për “Triplets”, vazhdimi i filmit të dashur “Twins” së bashku me Danny DeVito dhe Eddie Murphy. Së fundmi ai njoftoi se ka nisur xhirimet e filmit të ri “Terminator”.