Zbulohet marrëdhënia e fshehtë e Brooklyn Beckham me motrën e Kate Moss

Kjo nuk është hera e parë që Brooklyn Beckham vë në siklet prindërit të tij sa i përket lidhjeve dhe ndarjeve me vajza të ndryshme.
Së fundmi është zbuluar se 20-vjeçari ka patur një marrëdhënie sekrete seksuale me motrën e modeles legjendare Kate Moss, Lottie.
Dyshja ka qenë bashkë në fshehtësi pak kohë pasi Brooklyn të lidhej me të dashurën aktuale, Hana Cross. Në media po qarkullon pa fund lajmi se si dy të rinjtë kanë arritur të mbajnë të fshehtë këtë marrëdhënie, megjithëse vetëm për pak kohë.