Zbulohet data e koncertit të Maluma-s në Tiranë

Prej disa ditësh po qarkullonin thashetheme se këngëtari me famë botërore, Maluma gjatë turit të tij do të ndalej dhe në Shqipëri.
Më pas, kjo gjë u konfirmua dhe në website-n e këngëtarit, ku mes qyteteve të turit vihet re dhe Tirana.

Për herë të parë ai do të mbajë koncert madhështor në vendin tonë dhe sapo janë zbuluar detajet e para.
Koncerti do të mbahet më 14 mars në sheshin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu duke blerë një nga biletat e Meet & Greet, do të keni një foto me Malumën dhe një suvenir zyrtar tijin. Çmimi i Meet & Greet është i njëjti pavarësisht qytetit, 370 dollarë.