Zbulohet çertifikata e vdekjes së aktorit të famshëm

Certifikata e vdekjes së Luke Perry është zbuluar. Në certifikatën e vdekjes u konfirmua shkaku i ndarjes nga jeta të aktorit, i cili u nda nga jeta nga goditja në tru.

Gjithashtu u zbulua banesa e fundit ku do prehet Luke në Tennessee.

Dokumenti u publikua të mërkurën dhe në të shkruhej shkaku i vdekjes “aksident cerebrovaskular ishemik”, ose goditje, që ndodhi vetëm 5 ditë para vdekjes së tij më 4 mars.

Sipas certifikatës trupi i aktorit u varros më 11 mars në Dikson.

Luke ishte banor me kohë të pjesshme në Tennessee dhe kishte në pronësi një fermë atje që nga viti 1995.

Ai vdiq në Burbank në Spitalin e Shën Jozefit, ku u shtrua pas goditjes në tru.