Zbulohet aksidentalisht titulli i “Men in Black”

“Sony Pictures”, në mënyrë aksidentale, na zbuloi se do të titullohet “Men in Black International” ribërja e sagës së famshme, tre kapitujt e parë të së cilës janë drejtuar nga Barry Sonnenfeld, por që sigurisht mbahen mend nga interpretimi mbresëlënës i Will Smith dhe Tommy Lee Jones. Ashtu si është bërë edhe më parë e dije, asnjë nga aktorët fillestarë nuk do të jenë në kastin e filmit të ri, përveç grande Emma Thompson,që në “Men in Black 3” interpretonte agjenten O.

“Men in Black International” drejtohet nga F. Gary Gray (Straight Outta Compton, Fast and Furious 8) dhe gjen si protagonistë Chris Hemsworth e Tessa Thompson, të afruar shumë në “Thor: Ragnarok”. Titulli në fakt zbulon se ngjarjet e agjentëve H dhe M nuk do të zhvillohen vetëm në ShBA, ashtu si ka ndodhur në filmat e tjerë, por do të zgjerohen në nivel global

“Men in Black International” pritet të vijë në sallat e kinemave më 14 korrik 2019.