Zbulohen fotot zyrtare nga pagëzimi i princit Louis

Pagëzimi i princit Louis është shënuar me publikimin e një sërë fotografish familjare.

Imazhet u morën nga fotografi i famshëm, Matt Holyoak, pas pagëzimit në The Chapel Royal në Pallatin e Shën Jakobit.

“Të gjithë ishin kaq të relaksuar, ishte një kënaqësi absolute,”-tha Holyoak.

Pagëzimi të hënën, më 9 korrik ishte hera e parë që Duka dhe Dukesha e Kembrixhit si edhe tre fëmijët e tyre u panë së bashku si një familje prej pesë vetash.

Louis po flinte ndërsa shkoi në kishëz për ceremoninë 40 minutëshe.