Zbulimi/ Cristiano Ronaldo mund të fitoj për herë të gjashtë trofeun “Topi i Artë”

Cristiano Ronaldo pritet të fitojë për herë të gjashtë në karrierë trofeun e “Topit të Artë”.
Nga Franca janë shtuar zërat që e shohin “asin” portugez në epërsi ndaj Virgil van Dijk dhe Lionel Messit në garën për këtë çmim individual, që jepet çdo fundvit nga revista “France Football” dhe FIFA.
Sipas “Il Messaggero”, përveç kontakteve të vazhdueshme të CR7 dhe Komitetit të Topit të Artë numër 64 më histori, sulmuesi bardhezi ka pritur një delegacion të “France Football” për një intervistë, e cila do të shpërndahet, pasi të jepet çmimi. Në Torino mësohet se është organizuar një darkë me anëtarët e këtij delegacioni, në prani edhe të drejtorit sportiv të Juves, Fabio Paratici.
CR7 mësohet se ka parakaluar mbrojtësin e Liverpool, holandezin Virgil van Dijk, i cili ndihmoi skuadrën angleze në fitimin e trofeut Champions League.
Por Ronaldo, falë rekordit personal të mbi 700 golave në karrierë, kësaj arritjeje i shtohen edhe trofetë e fituar nga sulmuesi portugez: titulli i Serisë A dhe Superkupa e Italisë me Juvetusin dhe Nations League me Portugalinë.
Për Cristiano Ronaldo do të ishte Topi i Artë i gjashtë në karrierë pas triumfeve në vitet 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017. Me suksesin e radhës do të linte pas rivalin e përjetshëm, Lione Messi, që deri tani ka fituar 5 here këtë trofe.