Zbulimi: ADN-ja përcakton bukurinë e një personi

Sekreti i bukurisë është i ‘fshehur’ në ADN-në tonë dhe mund të deshifrohet madje.
Kështu thotë një grup i kërkuesve amerikanë të Universitetit Wiskonsin-Madison, të cilët kanë gjetur disa gjene që lidhen me terheqjen fizike të fytyrave të ndryshme.
Sipas një studimi, kodi gjenetik përgjegjës për bukurinë e fytyrës është i lidhur më gjininë e një personi dhe merr funksione të ndryshme tek meshkujt dhe femrat.
Zbulimi i publikuar në revistën ‘Plos Genetics’, ka marrë në analizë 4383 persona, të racës së bardhë me origjinë europiane, fytyrat e të cilëve u janë treguar një grupi vullnetarësh që duhet të vlerësonin nivelin e tërheqjes fizike të secilës fytyrë.
Ashtu siç ndodh për sëmundjet e rralla, të cilët kanë faktorë gjenetikë të predispozuar, janë pikërisht ‘gjenet e bukurisë’ të cilat përcaktojnë tërheqjen fizike të fytyrave në persona të ndryshëm.
Hapi i ardhshëm mendohet të jetë që i njëjti eksperiment të kryhet tek persona me lëkurë të ndryshme nga ajo europiane.