Zayn Malik pasardhës i Michael Jackson

Zayn Malik do të shndërrohet në një Michael Jackson të ri, kështu ka bërë me dije vëllai i mbretit të Pop-it, Jackie Jackson. Disa burime theksojnë se karriera si solist e Malik do të jetë akoma dhe më e suksesshme, pasi do të ketë mundësi të provojë rryma të ndryshme muzikore.64 – vjeçari Jackie më tej është shprehur se: “Zayn ka një shpirt të veçantë. Jam takuar me të në Las Vegas dhe kam biseduar. Më ka pëlqyer performanca e tij që herën e parë kur e ka dëgjuar duke kënduar me grupin “One Direction”.