Ylli i “James Bond” në pritje të fëmijës së saj të parë

Ajo gjithmonë ka preferuar të mos flasë për jetën e saj personale por duket se fjalët nuk kanë qënë të nevojshme për të treguar lajmin e bukur të Lea Seydoux.

Aktorja franceze ka treguar barkun e saj të rrumbullakët teksa ka qënë e pranishme në “Toronto Film Festival”. Teksa ka pozuar për aparatët, Lea është parë të buzëqeshë duke treguar se është e lumtur për shtatzaninë e saj, e cila është e para për të.

31-vjeçarja, e cila ka qënë e pranishme në këtë event për të promovuar filmin e saj të shumëpërfolur “It’s Only the End of the World”, dukej në super formë e veshur me një fustan të zi tepër elegant.lea2