Ylli i Islandës merr një ofertë të veçantë pune

Islanda ka tërhequr vëmendjen e gjithë Evropës pas eliminimit të Anglisë nga “Euro 2016”, ndërsa Birkir Bjarnason ka tërhequr interesim për diçka tjetër.

Mesfushori 28-vjeçar, i cili e ka nofkën Thor në vendin e tij, ka qenë njëri prej figurave kyçe të suksesit të përfaqësueses së tij në kampionatin evropian.

Por pamja e tij ka joshur interesimin e kompanisë britanike të rrobave, ASOS, që i ka ofruar atij punë si model.

Bjarnason e ka marrë pozitivisht propozimin e ASOS duke ua kthyer në Twitter: “Hahah, më merrni”.

Futbollisti dhe kombëtarja e tij e kanë mundësinë të bëjnë një befasi tjetër, pasi në çerekfinale luajnë kundër Francës.

Bjarnason