Yjet e muzikës në mbrojtje të Bebe Rexhës

Bebe Rexha ka qenë në qendër të diskutimeve ditët e fundit, për trupin e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se një producent muzikor i kishte thënë se s’kishte më moshë për foto seksi dhe postoi një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke theksuar se është ajo që i bën rregullat e vetes.

Bebe mori mbështetjen e fansave, por dhe të emrave të njohur të muzikës. E para që foli ishte Taylor Swift, e cila shkroi në një koment: “Në djall ata që flasin. Ngritja e 29-vjeçareve”.

Supermodelja dhe këngëtarja Tyra Banks deklaroi gjatë një interviste: “Mendoj se ajo është më seksi se kurrë. Dua të dukem si ty, Bebe. Ai trup, ajo fytyrë… është mahnitëse”.

Rita Ora shkroi: “Kantautorja seksi.. Ti je e bukur, bëhesh më seksi me kalimin e moshës dhe talenti yt flet vetë. Vazhdo të bësh rregullat e tua”.

Ndërsa mesazhi i Britney Spears: “Dreqin, që ke të drejtë! E drejta e femrave”.