Yjet e Hollywood finalizojnë divorcin pas 9 vitesh martesë

Yjet e Hollywood, Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë përfunduar divorcin.
Divorci i çiftit u firmos nga një gjykatës në Los Angeles të martën (19 nëntor), sipas dokumenteve gjyqësore.
Ndërsa nuk dihet ende asnjë detaj mbi kujdestarinë e vajzës së tyre 6-vjeçare Everly.
Ata njoftuan ndarjen në prill 2018. pas gati 9 vitesh martesë.
Tatum dhe Dewan në një deklaratë të përbashkët thanë se: “Ne kemi zgjedhur të ndahemi. U dashuruam shumë më njëri-tjetrin vite më parë dhe patëm një udhëtim magjik së bashku. Asgjë s’ka ndryshuar në lidhje me atë sesa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që tani po shkon në shtigje të ndryshme.”
Pas ndarjes Tatum nisi një marrëdhënie me reperen Jessie J, ndërsa Dewan së fundmi njoftoi se po pret fëmijën e saj të parë me partnerin e saj Steve Kazee.
Çifti u takua në xhirimet e filmit Step Up në vitin 2005.