Xhesika Ndoji publikon foto nudo: Nuk e bëj për famë

Pas publikimit të fotove ku pretendohej se shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në dush, këngëtarja Xhesika Ndoji reagoi duke thënë se fotot ishin të montuara. Me një status në “Facebook” ajo premtoi se do të realizonte një fotot ezhveshur “për t’i kënaqur të gjithë”. Nuk ka vonuar shume  dhe 29-vjeçarja mjaft e perflur e ka mbajtur premtimin. Ajo thotë se nuk e ka bërë këtë për famë. “Sa i takon përjetimit që të jep fotoja nudo, mua s’më jep asnjë ndjesi, sepse unë e di se kush jam. Ato foto i realizova, jo se doja me çdo kusht të bëja një set nudosh për famë, por për të treguar origjinalitetin tim. Dua të theksoj se fotot janë realizuar pa ‘Photoshop’, janë bruto dhe s’kanë as një lloj modifikimi. ka shkruar ajo.