Xhemi Shehu i rikthehet fëmijërisë

Kur vetëm pak ditë ndajnë nga nisja e varietesë së humorit “Portokalli”, prezantuesja Xhemi Shehu po shfrytëzon në maksimum kohën e lirë. Këtë fundjavë ajo ka shkuar në Korçë, ku është kthyer pas si në periudhën e fëmijërisë. Xhemi ka publikuar në Instagram një kolazh fotografish ku shkruan “Koha për të lozur”, ndërsa shihet duke lodruar si fëmijë. Ajo është ndalur në parkun “Rinia” të Korçës, ku shihet duke bërë paralele dhe duke luajtur, ndërsa këto momente i ka fiksuar dhe në fotografi.