Xhafaj: Reforma në drejtësi, në rrugën e duhur

Kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj ka deklaruar të enjten se procesi për reformimin e sistemit është në rrugën e duhur.“Procesi ka forcuar besimin tek partnerët ndërkombëtarë. Falenderoj ambasadorët për mbështetjen dhe asistencën e ofruar”, ka deklaruar Xhafaj. Ai ka bërë të ditur se, komisioni ka përfunduar fazën e parë të procesit, që është dokumenti analitik i sistemit të drejtësisë në vend. “Gjithashtu kemi përfunduar edhe fazën e dytë, dokumentin strategjik, për ndërhyrjet kushtetuese e ligjore”, ka vijuar Xhafaj.