“World Leadership Forum” Rama : Artisti brenda meje nuk rri i qetë

Në New York është mbajtur forumi “World Leadership Forum”, me temë “Arti dhe politika”, ku ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shpjeguar se çdo të thotë të jesh njëherazi artist dhe politikan. “Unë kam qenë artist, akoma më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë, përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh. Me këtë nuk dua të them se të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, përkundrazi, është mirë që politika të mbledhë njerëz me background-e të ndryshme. Besoj se aftësitë që kemi në një fushë mund të na ndihmojnë ose të na pengojnë në një tjetër, edhe pse pavarësisht gjithçkaje artisti brenda meje nuk rri asnjëherë i qetë”, është shprehur Rama.