Wolverine dhe Deadpool në një film, flet Hugh Jackman

Hugh Jackman edhe njëherë u pyet rreth mundësisë për të bërë një film të përbashkët Wolverine dhe Deadpool dhe ai direkt e përjashtoi këtë mundësi. Wolverine ka qenë ylli i ekipit të “X-Man” me protagonist Hugh Jackman. Pas filmit “Logan”, aktori australian vendosi që të mos interpretonte më rolin e tij ikonik, por Ryan Reynolds, interpretuesi i Deadpool, shumë herë ka tentuar t’i mbushë mendjen Jackman për t’u rikthyer si Wolverine në një film të “Deadpool”.

“Ryan është i pamëshirshëm. Ai vazhdon të kthehet tek unë në të gjitha këto mënyra dhe forma. Ju e dini, thjesht nuk mendoj se bota dëshiron vërtet të shohë Deadpool me Wolverine”, deklaroi Jackman.