Wiwibloggs i jep vendin e parë Jonidës, për performancën në PrePartyES Madrid

Wiwibloggs, blogu zyrtar i Eurovision, në të cilin komentohen performancat dhe gjithçka që ka lidhje me festivalin, këtë vit ka patur një debulesë për Jonida Maliqin. Djemtë e blogut në çdo dalje të tyren kanë vlerësuar maksimalisht këngëtaren tonë.
Ndërsa dje kanë komentuar performacat gjatë #PrePartyES Madrid, ata i kanë dhënë vendin e parë Jonidës. Mesa duket, përveç zërit të saj potent, mesazhit të fortë që ka kënga, klipit që ka prekur çdokën që e ka parë, as look-u i Jonidës nuk ka kaluar pa u vënë re. Si një nga vajzat më influencuese të botës së modës në Shqipëri, tashmë Maliqi mesa duket po kalon edhe kufinjtë.