Winona Ryder e Keanu Reeves, të martuar?

Keanu Reeves konfirmon versionin e Winona Ryder, se ata janë të martuar prej rreth 28 vjetësh.
Ryder foli për ketë temë në verë. “Në fakt unë dhe Keanu Reeves jemi të martuar prej dekadash”, -deklaroi aktorja ndërsa promovoi filmin e ri me kolegun, “Destination Wedding”. Martesa mes tyre, me sa duket, ka ndodhur në vitin 1991, në sheshxhirimin e “Dracula”, film i Francis Ford Coppola, me protagonistë Gary Oldman në rolin e vampirit, Winona si Mia dhe Keanu Reeves si Jonathan, i fejuari i saj.Në film, në Rumani, përpara një prifti ortodoks, Mia (Winona) e Jonathan (Keneau) u bënë burrë e grua. “Prej rreth 28 vjetësh jam e bindur se jam e martuar me të”, -shpjegoi aktorja për “People”. Vërtetësinë e kësaj historie e thellon edhe regjisori, duke shpjeguar se e kishte rixhiruar skenën përpara një prifti të vërtetë: “Jam i sigurt se martesa është e ligjshme”.