Will Smith konfirmon pjesën e tretë të filmave ‘Bad Boys’

Po vjen pjesa e tretë e filmave shumë të ndjekur nga te gjithe.
Filmi i dashur për shumë fansa Bad Boys po vjen në një pjesë të tretë, ndërsa në rolet kryesore rikthehen aktorët e njëjtë, Will Smith dhe Martin Lawrence.
Pesëmbëdhjetë vjet pas daljes së Bad Boys II në kinema, dyshja kanë konfirmuar me anë të një videoje se pjesa e tretë ka marrë dritën jeshile.
Filmi i parë është shfaqur në vitin 1995 me regji të Michael Bay dhe ka treguar historinë e dy detektivëve që janë urdhëruar të mbrojnë një dëshmitar për vrasje teksa kanë hetuar rastin.
‘Bad Boys III’ do të dalë më 17 janar 2020.