Vritet me armë zjarri aktori i “T2 Trainspotting”

Është ndarë nga jeta në moshën 42-vjeçare aktori i njohur Bradley Welsh. Sipas raportimeve thuhet se aktori u qëllua me armë zjarri në kokë në rrugën Chester në fundin perëndimor të Edinburgut.

Duke konfirmuar se aktori ishte vrarë, Policia Skoceze tha: “Vdekja e tij po trajtohet si e dyshimtë dhe hetimet po vazhdojnë. Zyrtarët do të vazhdojnë të sigurojnë një prani të dukshme në zonë për t’u angazhuar me publikun, të ofrojnë siguri dhe të mbledhin informacione që mund të ndihmojnë me këtë hetim”.