Vriten dy persona me armë zjarri në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në një fshat të Korçës, ku mësohet se dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xerjan, të komunës Lekas, ndërsa rrethanat dhe identiteti i viktimave ende nuk dihen.
Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorëve.