Vrasja e gazetarëve, “Charlie Hebdo” rendit Francën të dytën

Sulmi i janarit në redaksinë e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” e rendit  Francën në vendin e dytë të listës së përvitshme të vendeve më të rrezikshme për reporterët.9 gazetarë u vranë atje, brenda ambienteve ku punonin nderkohe vetëm Siria ka më shumë gazetarë të vrarë gjatë 2015-tës: 13 në total. Sipas Komitetit të mbrojtjes së Gazetarëve CPJ, numri i reporterëve që kanë humbur jetën këtë vit në krye të detyrës është 69. Për median, Siria vazhdon të mbetet prej katër vjetësh vendi më vdekjeprurës, megjithëse 13 vdekjet e regjistruara këtë vit përbëjnë një rënie krahasuar me vitin që shkoi.