Vit i suksesshëm për Bebe Rexhën në Billboard dhe Spotify

Ka pasur një vit të suksesshëm Bebe Rexha me këngët e saj, me të cilat është renditur në klasifikimet për hitet më të mira të vitit.

“Billboard” e ka renditur në dhjetëshen më të mirë të vitit me “Meant to be”, në bashkëpunim me “Florida Georgia Line”, por nuk mbetet pas as “Spotify”, ku ka rreth 1 miliard streams.

Edhe vetë këngëtarja nuk e beson këtë arritje dhe e shprehu habinë dhe kënaqësinë në “Instagram”, ku publikoi renditjet dhe arritjet e saj, duke falënderuar fansat që e kanë çuar deri këtu.