Vit i ri, teknologji e re! Nis era 8K

Edicioni i “CES 2019” në Las Vegas, që pritet të zhvillohet më 8-12 janar, do të ketë dhe debutimin e “8K Association”, konsorciumi i parë dedikuar promovimit të teknologjisë 8K (rezolucioni 7680 x 4320 piksel). Bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm, që projektohet direkt në erën 8K, që, sipas ekspertëve, ka nisur zyrtarisht.

“Consumer Electronics Daily” bëri të ditur se konsorciumi do të angazhohet për ta bërë sa më të aksesueshme këtë teknologji, duke realizuar produkte, kanale televizive dhe shërbime të përshtatshme për këtë rezolucion.

Synimi është përfshirja e këtij standardi në tregun e masës, një hap tepër i rëndësishëm, që pritet të përshpejtojë hapat e adoptimit të 8K.