Vip-at që paguhen më shumë për një postin në “Instagram”

“Hooper” bëri një renditje të personave që paguhen më shumë për një postim në rrjetin social “Instagram”. Në vend të parë renditet këngëtarja Selena Gomez, e ndjekur nga Kim Kardashian dhe futbollisti Cristiano Ronaldo. Më poshtë keni mundësi që të shikoni shtatë Vip-at që paguhen më shumë për një postim.

Selena Gomez – 122 milionë ndjekës – 484 mijë euro për postim
Kim Kardashian – 100 milionë ndjekës – 441 mijë euro për postim
Cristiano Ronaldo – 104 milionë ndjekës – 350 mijë euro për postim
Kylie Jenner – 95 milionë ndjekës – 350 mijë euro për postim
Kendall Jenner – 81.7 milionë ndjekës – 325 mijë euro për postim
Khloe Kardashian – 68 milionë ndjekës – 220 mijë euro për postim
Kourtney Kardashian – 57.8 milionë ndjekës – 220 mijë euro për postim