Vin Diesel, një hap përpara me “Riddick 4: Furya”

Kapitulli i katërt i “Riddick” ka bërë një hap përpara. Protagonisti Vin Diesel zbuloi se skenari i filmit ka përfunduar, përmes një video të publikuar në “Instagram”.“Pitch Black” është filmi i parë ku është shfaqur personazhi, një horror i ambientuar në botën e fantashkencës. Ka pasur dy kapituj vazhdues dhe një të animuar, si dhe një videolojë.

Vin Diesel ka një periudhë të ngarkuar pas “Bloodshot”, ku do të jetë dhe protagonisti, “F&F9”, si dhe vazhdimet e “Avatar” të James Cameron. Diesel do të jetë sërish zëri i Groot në “Guardians of the Galaxy Vol. 3”.