Vin Diesel, i marrosur pas vajzës Pauline

Aktori i famshëm i sagës së filmave “Fast and Furious”, Vin Diesel ka publikuar në llogarinë Instagram një foto të adhurueshme me vajzën 5 muajshe Pauline që e ka shoqëruar me diciturën “All love…”.Ai shfaqet duke puthur vogëlueshen e tij ndërsa ajo argëtohet me të. Është hera e parë që 48 – vjeçari Diesel poston foto me vajzën që prej lindjes së saj me 16 Mars. Prej kohësh aktori në fjalë bëri publik emrin e saj, të cilin do t’ja vendoste në kujtim të mikut të tij më të ngushtë, Paul Walker.