Videoklipi i jashtëzakonshëm i Kendrick Lamar e Rihanna

Pas këngëve “Element”, “DNA” dhe “Humble”, reperi i mirënjohur amerikan, Kendrick Lamar ka publikuar edhe një prurje të re nga albumi i tij “Damn”.

“Loyalty” është kënga e tij e re në bashkëpunim me Rihannan. Regjia i është besuar Dave Meyersit dhe Little Homies, që kanë sjellë në jetë idetë më gjeniale për “Loyalty”.

Lamar tani është duke zhvilluar me shumë sukses turneun “Damn Tour” në Amerikë, në të cilin befason fansat edhe me yje të tjerë të muzikës.