Video emocionuese nga shtatzania dhe lindja e Jona Spahiut

Moderatorja simpatike Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë.

Jona ka sjellë në jetë sot djalin e saj me partnerin Frenkli Ymeri.

Bukuroshja brune kurorëzoi dashurinë në martesë në mesin e muajit qershor, me Frenklin, pasi kishin disa vite të lidhur.

Ajo nuk ka mbajtur asnjë sekret nga shtatzania e saj dhe ka shpërndarë me ne mjaft momente të veçanta, por asnjë më të bukur se kjo video përmbledhëse.

“Zoti mendoi qe ti te ndricoje jetet tona me 17.09.2018 ,ndersa halla deshi qe ti te quhesh Raiden,Zoti i Drites dhe i Vetetimes.
Faleminderit qe na prezantove me nje tjeter dimension te jetes Raiden Ymeri” shkruan Jona.