“Victoria’s Secret” drejt falimentimit

Pronari i firmës së famshme “Victoria’s Secret”, Jan Singer ka dhënë dorëheqjen dhe dyshimet se firma e të brendshme po shkon drejt falimentimit u shtuan menjëherë.
Në një kohë që duhej të ishte pika kulmore e arritjeve të saj pas shfaqjes vjetore të modës, “Victoria’s Secret” po përfshihet në shumë polemika. Thuhet se raportet e shitjeve kanë qenë të dobëta dhe kjo është janë arsyeja pse Singer po largohet nga posti që mbante prej dy vitesh.
Nga ana tjetër thuhet se aksionet ranë me 38% këtë vit, pasi u shtua konkurrenca me të brendshmet e firmës së Rihanna-s, “Savage x Fenty”.
Megjithatë, sipas sugjerimeve, dorëheqja e Singer mund të ketë të bëjë edhe me komentet negative që vërshuan së fundmi ndaj markës së famshme. “Victoria’s Secret” është e njohur si marka e bukurisë me standarde fikse dhe për këtë u ndodh në mes të një debati ndërkombëtar.
E gjitha filloi pasi, shefi i marketingut të kompanisë, Ed Razek, tha për “Vogue”, duke iu referuar tregut të masave plus-size, që ata tregtonin vetëm mall vetëm për një kategori të caktuar, jo për të gjithë botën.
Gjithashtu ai tha se në shfaqjen e tyre nuk mund të kishte transgjinore, sepse shfaqja ishte një fantazi. Pas kësaj një grup i famshëm, modelesh dhe transgjinoresh u shprehën të zhgënjyer nga marka e njohur.
Gjithsesi të hënën do të publikohen fitimet e tremujorit të fundit dhe sipas spekulimeve, do të zbulohet edhe zëvendësuesi i Singer.