Victoria Beckham nderohet me çmimin Ikona e Modës 2018

Është zyrtare, Victoria Beckham është femra më fashioniste.

Ka shumë femra me stil në botë, por stilistja e famshme provon vit pas viti se është ikonë dhe përcjell shumë elegancë.

Dhe është zbuluar se Victoria do të marrë çmimin Ikona e Modës 2018 në E! People’s Choice Awards.

Të martën E!, njoftoi se 44-vjeçarja do të nderohet me çmimin e madh gjatë shfaqjes live People’s Choice Awards, më 11 nëntor.

“Ndihem kaq i nderuar që po marr çmimin e parë të ikonës së modës në E! People’s Choice Awards. Këtë vit festoj 10-vjetorin e markës sime dhe kjo është mënyra më e mirë për të shënuar këtë dekadë,”-tha stilistja. “Jam kaq mirënjohëse. Unë e dua atë që bëj dhe më pëlqen që më është dhënë mundësia të fuqizoj femrat përmes koleksioneve të mia. 11 nëntori do të jetë një moment shumë i veçantë për mua. “