Victoria Beckham: “Me fëmijët duhet të jeni striktë”

Familja e Victoria dhe David Beckham është një ndër më të komentuarat në showbizin botëor dhe fëmijët e tyre janë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Ata gjithmonë komentohen si fëmijët e famshëm më të sjellshëm dhe të edukuar ndërkohë që për herë të parë Victoria ka folur për mënyrën se si i ka rritur fëmijët e saj.
Në një intervistë të dhënë për “E News”, stilistja e famshme e cila sapo bëri debutimin e saj të parë në Javën e Modës në Londër, është shprehur se me fëmijët duhet të jesh strikt. “Është e domosdoshme kjo sjellje nëse do që fëmijët e tu të jenë korrektë dhe të edukuar por në të njejtën kohë duhet t’i lejtojmë ata të jenë vetëvetja” ,-tha ajo.
Nga ana tjetër ish futbollisti David Beckham është një feminist i vërtetë. Duke patur edhe një vajzë kjo ka luajtur një rol të madh në edukimin e fëmijëve të tij. Ai është shprehur se i ka rritur djemtë e tij me kulturën e të respektuart të femrës dhe me idealizmin se ajo gjithmonë vjen e para.