Vetëm 1 muaj pas ndarjes, Irina Shayk në krahët e drejtorit të British Vogue

Irina Shayk është ndarë nga Bradley Cooper vetëm një muaj më parë. Por supermodelja është fotografuar në krahët e një mashkulli tjetër.
Shayk nuk mund ta fshihte lumturinë ndërsa shëtiste në një park në New York me drejtorin e British Vogue, Alec Maxwell.
Ata u panë duke qeshur dhe u përqafuar me njëri-tjetrin.
33-vjeçarja dhe Alec dukeshin më shumë sesa miq.
Duket se një romancë e re ka nisur në botën e showbizz.
Shayk dhe Bradley janë prindër të një vajze dyvjeçare Lea De Seine, por e mbajtën marrëdhënien e tyre shumë të fshehtë.