“Venom” rrëzohet, merr kritika negative e pikë të ulëta

Përshtypjet e para për “Venom”, filmin e ri “cinecomic” të “Sony” përqendruar te figura e negativit ikonë të “Spider-Man”, nuk ishin të kënaqshme. Pati kritika jo të mira dhe pikë të ulëta në “Rotten Tomatoes”, 4.4/10.

“The Hollywood Reporter”: I vetmi moment i denjë i mediokrit Venom ishte rreth minutash së 71-të, kur Tom Hardy kupton se është aktori perfekt, në të ardhmen, për të interpretuar Harvey Weinstein. Vetëm për këtë filmi meriton të shikohet.

“The Wrap”: Duke kaluar nga një pikë në tjetrën të historisë pa logjikë ose te karakterizimi i personazheve, rikthimi i legjendës negative të “Spider-Man” është i zhurmshëm në mënyrë të ekzagjeruar, idiot dhe pa pikë argëtimi. Është dëshmia e harxhimit të kohës, (shpresohet e mirëpaguar), e aktorëve të talentuar.

“Variety”: Në fund, personazhi kryesor del me disa gjetje të çuditshme qesharake. Duhet thënë se në spote shihet Venom i formuar plotësisht, gjë që në film arrin tepër vonë. Dhe nuk është e vështirë të mendosh pse kanë vepruar në këtë mënyrë, Venom mund të ishte një krijim argëtues, por në film merret shumë për të folur për origjinën e tij. Venomi i vërtetë, realisht, duhet të jetë vazhdimi i tij.

“EW”: Nuk është dhe aq i keq, por dhe jo aq i mirë. Është mediokër dhe padyshim që i paharrueshëm. Nuk duket si një film angazhues dhe nuk do ta thosha kurrë duke parë kastin e aktorëve si Hardy, Ahmed e Williams.

“The Guardian”: A mundet Tom Hardy të interpretojë një komenti ndërkombëtare? Pyetja mbetet tmerrësisht pa përgjigje në këtë film me superhero monolit dhe fantastikisht të mërzitshëm.