Venom është frymëzuar nga Conor McGregor

Tom Hardy, i cili interpreton gazetarin Eddie Brock dhe Venom, deklaroi se është frymëzuar për personazhin nga personaliteti i boksierit Conor McGregor.

I pari spinoff i “Spider-Man”, “Venom”, pritet të dalë në kinema më 4 tetor dhe parashikohet të jetë një spektakël i vërtetë i dhunshëm, ndryshe nga të gjithë filmat “Marvel” që janë parë deri tani.

Tom Hardy ka qenë entuziast që t’i rikthehet filmave me superheronj dhe deklaroi se ka gjetur frymëzime interesante për t’u përgatitur sa më mirë për personazhin:

“Ka shumë elemente të Eddie Brock që duhet të fiksoheshin te dikush që duhet të ishte jashtëzakonisht i aftë nga ana fizike. Dhe, sigurisht, Conor McGregor është. Studioja donte dikë që të mund të luftonte, që zakonisht bëhet në këta filma. Donin dikë që të zihej. Natyrisht, Conor dëshiron të zihet me të gjithë, kështu që ishte e lehtë të merrje atë si frymëzim. Por, ka edhe elemente të tjerë, që mund të krahasohen e nervat e Woody Allen“.