“Venecia”, Halimi: Shqetësim për kapjen politike të sistemit të drejtësisë

Drafti i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi shpreh shqetësimin për kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Kështu është shprehur deputeti demokrat Eduard Halimi për mediat.“Jemi të inkurajuar nga pranimi që Komisioni i Venecias i bën shqetësimeve që ka ngritur opozita në fillim për kapjen politike të sistemit të drejtësisë, shqetësime që adresohen gjerësisht në të gjitha paragrafet e draft opinonit të Komisionit të Venecias. Gjen shqetësimet e opozitës lidhur me kapjen”, tha Halimi. Ai theksoi se  ai që lexon ndryshe Venecian është kundër reformës. Sipas Halimit drafti flet qartë për nevojën e domosdoshme për dialog politik.