Vendoset data 15 gusht për konstituimin e Bashkisë së Pogradecit

Një ditë pas replikave të shkëmbyera mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, konstituimi i Këshillit Bashkiak të Pogradecit ka marrë zgjidhje.Ardit Konomi prefekti i Korçës deklaroi se është vendosur data 15 gusht për mbledhjen dhe konstituimin e këshillit të ri. Ai i cilësoi si të pabaza akuzat e opozitës, shprehur një ditë më parë nga deputetja, Albana Vokshi. Kreu i grupit parlamentar të LSI deklaroi se problemi është fiktiv dhe e cilësoi reagimin e Partisë Demokratike si emocional.