Vendimi i Coldplay, asnjë turne për të mbrojtur klimën

Coldplay nuk do të bëjë turne për albumin që pritet të prezantojnë, “Everydaylife”.
Vendimi, siç ka shpjeguar solisti Kris Martin, është marrë me qëllim që të mbrohet planeti nga ndotja. Nuk do të ketë koncerte nëpër botë deri sa të gjendet një mënyrë që këto koncerte të jenë miqësorë me ambjentin.
“Secili nga ne – ka thënë lideri i grupit – duhet të gjejë një mënyrë për të bërë punën e tij sa më mirë që mundet”. Grupi anglez, prej kohësh është mes më të angazhuarve në fushën sociale, dhe me këtë vendim duket se po mishëron efektin Greta Thunberg.
Për prezantimin e diskut, ata do të bëjnë vetëm dy performanca Live, një nga Jordania, të premten më 22 nëntor dhe tjetrën në muzeun e historisë së natyrës në Londër, fitimet e të cilit do të shkojnë për bamirësi në arkat e organizatës ClientEarth, që lufton për klimën.
Turneu i fundit i grupit është zhvilluar në vitet 2016-2017, kohë kur u publikua albumi i fundit, “A head full of dreams”. Për diskun e ri, pritshmëritë janë të mëdha. “Everyday Life” është një album i dyfishtë, i ndarë në dy pjesë: agimi dhe perëndimi. Dy koncertet në aman të Jordanisë, të parat në vend për grupin, do të mbahen në agim të diellit dhe në perëndim. Ndërsa koncerti i Londrës do të jetë i vetmi në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë botën.