Veliaj: Nuk ka rritje çmimesh për festat. Viti i ri, te "Nënë Tereza"

Festimet e natës së vitit të ri nuk do të përqëndrohen tek sheshi “Skënderbej”, por tek “Nënë Tereza”. Keshtu beri te ditur Kreu i bashkisë Erjon Veliaj, ku tregoi programin e festimeve të bashkisë.Për herë të parë tha Veliaj do të ketë zbukurime në të gjithë qytetin, dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. I kam kërkuar dhe administratorëve që të bëjnë diçka për lagjet e tyre, për ish komunat, ndërkohë që epiqendra e festimeve do të jetë në sheshin “Nënë Tereza”. Deri në 6 dhjetor ai do të transfrmohet në një fshat krishtlindjesh. tha Veliaj. Kreu i bashkisë premtoi se nuk do të ketë rritje abuzive çmimesh për festat e fundivitit, ndërsa do të ndalohet shitja e gjësë së gjallë vend e pa vend.