Veliaj: Kthim tek projekti origjinal për Bulevardin e Ri të Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka inspektuar paraditen e kësaj të hëne nisjen e punimeve në zonën tek lumi i Tiranës.Gjatë këtij inspektimi, Veliaj ka shpallur edhe rikthimin e bashkisë së kryeqytetit tek projekti fillestar për bulevardin e ri.“Zona e lumit dhe bulevardi i ri do të kthehen në zona rezidenciale dhe tregtare. Po negociojmë me kompaninë britanike për t’u kthyer në idenë origjinale për bulevardin, e cila nënkupton një park qëndror në mes të zonës”, ka deklaruar Veliaj.