Veliaj: Bashkim funksional për 13 komunat

Gjatë mbledhjes së parë të Këshillit të ri Bashkiak,Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  deklaroi se duhen ndërmarrë disa hapa teknikë që bashkimi i 13 komunave me bashkinë e madhe të jetë funksional.”Qytetarët duhet të marrin të gjitha shërbimet pa ndërprerje edhe në këtë periudhë tranzicioni. Në kohë rekord duhet të rekuperojmë kohën e humbur, pasi bashkia e mëparshme nuk punonte me Ministrinë e Shtetit për zbatimin e reformës territoriale”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se “do të bashkohen paketat fiskale të komunave me atë të Tiranës”, por theksoi se këto paketa për momentin nuk do të pësojnë asnjë ndryshim.