Veliaj: 29 çerdhe janë adoptuar deri më tani

Edhe këtë të shtunë kryetari i bashkisë së Tiranës, ka veshur jelekun që tashmë është bërë simboli i vullnetarëve që janë duke ndihmuar në rikonstruksionin e çerdheve të Tiranës. “Sot në të 31 çerdhet e Tiranës ka një brigadë të ngjashme që me një aksion të shpejtë po mundohen të sjellin në terezi institucioneve ku u shërbehet qytetarëve tanë më të vegjël, bebeve të Tiranës. 29 çerdhe janë adoptuar nga biznesi, 2 çerdhe po bëhen nga stafi i bashkisë tha Veliaj. Vlera monetare e ndihmës financiare të biznesit dhënë për rikonstruksionin e çerdheve shkon deri tani në 2 milion dollarë, çka për Erion Veliaj do të ishte e pamundur të bëhej me financat e bashkisë në një kohë që sipas tij borxhi i lënë nga Lulzim Basha në këtë institucion kap shifrën e 31 milionë dollarë.